back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGruaja e vdekur në Fushë Kosovë, kishte rënë nga ndërtesa

Gruaja e vdekur në Fushë Kosovë, kishte rënë nga ndërtesa

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Një grua është gjendur e vdekur në Fushë Kosovë, përkatësisht në rrugën “Nëna Terezë”, afër “Petrol Company”.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se e ndjera tashmë ka rënë nga një ndërtesë rreth orës 13:00 dhe nuk ka arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

“Sot rreth orës13 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovës një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Viktima në këtë rast është një person femër vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorit përkatës janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Të Fundit

Sport

ShowBiz