Një person është vetëplagosur në Skenderaj, raporton DrenicaPress
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është vetë plagosur me armën të cilën e posedon pa leje. I dyshuari është dërguar në spital për tretman mjekësor ndërsa policia ka konfiskuar armën pistoletë Zoraki 6.35mm me katër (4) fishekë kalibri i njëjtë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor./Drenicapress