BallinaLajmeDëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi sulmit në Bejrut: Ishte shpërthim...

Dëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi sulmit në Bejrut: Ishte shpërthim i tmerrshëm, s’ka shqiptarë të lënduar

Të ngjajshme

​Kosova kërkon finalen, sot përballet me Sllovakinë në “play-off”

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë...

KFOR-i tërheq me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të...

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Deri tash nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur jetën apo është lënduar në Bejrut të Libanit, pas shpërthimit të madh që ndodhi një ditë më parë.

Një dëshmi të tillë për klankosova.tv e dha Abdulkerim Kassem Al Arnutij, një shqiptar i Libanit, i cili jeton në Bejrut.

Për fat të mirë ai tha se arriti t’i mbijetojë tragjedisë, e cila ka marrë jetën e më shumë se 100 personave.

Kassem Al Arnautij e quan përjetim të tmerrshëm ngjarjen e pasditës të së martës në kryqendrën libaneze.

“Ka qenë sikur një shpërthim bërthamor dhe unë nuk jam lënduar për fat të mirë”, është shprehur ai.

“Një pjesë shumë e madhe e asaj zone të Bejrutit është e dëmtuar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë”.

Kassem Arnutij i cili është me origjinë shqiptare, ka thënë se të dhënat që kanë nga organizatat joqeveritare, nuk kanë dhënë ndonjë informacion për ndonjë shqiptarë të lënduar deri më tani.

“Janë nga 10 mijë deri në 15 mijë arnautë që jetojnë në Bejrut”.

“Shumica prej tyre janë nga Kosova. Të gjithë jemi në gjendje të mirë. Vetëm pronat janë dëmtuar”.

“Sot kemi planifikuar që të shpërndajmë ndihma ushqimore, veshje si dhe ilaçe për shqiptarët”, ka thënë ai.

Arnutij në fund të intervistës për klankosova.tv ka folur disa fjalë në shqip.

“Faleminderit shumë për interesimin. Unë e dua Kosovën. Ju dua!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz