BallinaLajmeI nominuari për ambasador të SHBA-së në Gjermani mendon se sulmi ndaj...

I nominuari për ambasador të SHBA-së në Gjermani mendon se sulmi ndaj Serbisë më 1999 ishte gabim

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Në një intervistë më 2019, i nominuari për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Douglas Macgregor, kishte kritikuar ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë në vitin 1999.

“Ndërhymë kundër serbëve ortodoksë, serbëve të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe vumë një mafie myslimane të drogës në krye të vendit dhe e quajtëm sukses për demokracinë”, kishte thënë ai gjatë intervistës. “Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Janë armiq të pashërueshëm. E kam fjalën për islamistët sunitë”.

Pos deklaratave në favor të Serbisë, edhe pse si ushtarak kishte marrë pjesë në përgatitjen e fushatës bombarduese të NATO-s në atë kohë, MacGragorit i është publikuar nga CNN-i edhe një seri deklaratash raciste që kishte bërë kur kishte mbajtur anën e Rusisë në konfliktin e Ukrainës, raporton “illyriapress”.

Departamenti i Shtetit, që zakonisht është përgjegjës për ambasadorët, nuk ka komentuar për emërimin e ri dhe i ka thënë CNN-it që të komunikojë drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë.

Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati Amerikan ai do të shënojë një pikë tjetër të ulët në marrëdhëniet amerikano-gjermane që janë përkeqësuar gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka thënë për CNN me e-mail se Mcgregor ishte mëse i kualifikuar për punën e ambasadorit duke cituar njohjen e historisë dhe gjuhës gjermane të mësuar nga koha kur ka shërbyer në Gjermaninë Perëndimore.

MacGregor do të zëvendësojë Richard Grenellin në pozitën e ambasadorit në Gjermani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz