back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë 80-vjeçar i prekur me COVID-19 vdiq në Gjilan, kishte qëndruar për...

Një 80-vjeçar i prekur me COVID-19 vdiq në Gjilan, kishte qëndruar për pushime në Shqipëri

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Pothuajse të gjithë shtretërit në Spitalin Regjional të Gjilanit janë të zënë nga pacientët të cilët po marrin trajtimin e tyre shëndetësor ngase janë të infektuar me virusin COVID-19.

Në këtë Spital janë duke u trajtuar 69 pacientë me COVID-19. Kurse nga stafi shëndetësor thonë se mund të pranohen vetëm edhe 13 pacientë dhe nuk ka vende tjera të lira.

Po ashtu thonë se vdekjet e pacientëve nga COVID-19 në këtë spital janë bërë të zakonshme.

Gjersa ishim në këtë spital një person i moshës 80-vjeçare vdiq.

Djali i të ndjerit, i cili nuk deshi të prononcohet me emër, deklaroi se babai i tij kishte qëndruar në pushime në Shqipëri, përkatësisht në qendrën rehabilituese e cila njihet edhe si “Banja e Elbasanit”.

Ai thotë se pas kthimit në shtëpinë e tij në Gjilan kishte pasur simptoma dhe më pas ishte shtrirë për trajtim në repartin e Infektives. Ai thotë se presin raportin shëndetësor, për të saktësuar shkaqet e vdekjes, ngase sipas tij në ndërkohë babi i tij kishte përjetuar edhe një sulm.

“Ai ka qenë në Banjën e Elbasanit . Tash edhe ne nuk po jemi të sigurt nëse është infektuar atje. Po presim edhe raportet tjera të mjekut se baba ka pasur edhe një sulm ndërkohë. Tash të shohim se çfarë thonë ata për këtë vdekje”, thotë banori i Gjilanit.

Drejtuesit e Spitalit Regjional të Gjilanit nuk pranojnë t’i konfirmojnë vdekjet, meqë sipas tyre përgjegjëse për këtë është Ministria e Shëndetësisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz