back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga...

Kryetari i Rahovecit me mesazh prekës për vëllanë që i vdiq nga coronavirusi

Të ngjajshme

​Arbër Ademi nga AKI: Në Çashkë shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka...

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se përjetësimi i tij është kaq i shpejtë.

Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd.

Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.
Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.

Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.

Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.

E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.

Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!

Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!

Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!

Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!

Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.

Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.

I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!

Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz