back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKrasniqi: Politikanët reagojnë për xhaminë e heshtin për Telekomin, pse?

Krasniqi: Politikanët reagojnë për xhaminë e heshtin për Telekomin, pse?

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasnqi, thekson se në këto momente nuk duhet të jetë temë diskutimi ndërtimi i Xhamisë por tërheqja e3.2 milione eurove nga llogaria e Telekomit prej Z-mobile.

Krasniqi thotë se në vend që shteti të konfiskojë pasuritë e të gjithë atyre që mundësuan dhe perfituan nga keto marreveshje kriminale, po ndodh e kunderta, shtetit po i konfiskohen pasurite.

“Shumë prej politikaneve qe po reagojnë per xhamine, por po heshtin per gjendjen ne Telekom jane vet fajtor per shkaterrimin qe po i ndodh Telekomit. Vec Prokuroria mundet me zgjidh kete pune” shkruan Krasniqi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Sot nuk duhet te jete teme stili i ndertimit te xhamise. Nese projekti i Zaha Hadid na ka mbete merak, mund ta ndertojme edhe nje xhami sipas ketij projekti.

Sot teme duhet te jete terheqja e 3.2 milione eurove nga llogaria e Telekomit prej Z-mobile. Praktikisht nga sot e tutje Telekomi do te punoje per Z-mobile derisa t’i marrin ato 27 milione, nese mund te punojne. Ne vend se shteti te konfiskoje pasurite e te gjithe atyre qe mundesuan dhe perfituan nga keto marreveshje kriminale, po ndodh e kunderta, shtetit po i konfiskohen pasurite.

E shume prej politikaneve qe po reagojne per xhamine, por po heshtin per gjendjen ne Telekom jane vet fajtor per shkaterrimin qe po i ndodh Telekomit. Vec Prokuroria mundet me zgjidh kete pune.

Të Fundit

Sport

ShowBiz