back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAnulimi i Ligjit të Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Kosovës thotë se...

Anulimi i Ligjit të Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Kosovës thotë se do të ketë trazira

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave.

BSPK-ja e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim të Gjykatës, pasi mohon të drejtën për përfitim për mbi 62 mijë shërbyes civilë, raporton Gazeta Express.

“Për Bashkimin e Sindikatave të Pavaruara të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë”, thuhet në reagim.

Tutje, BSPK ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e punëtorëve me atë vendim dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale

“Gjykata Kushtetuese ia ka humbur shpresat punëtorëve të Republikës së Kosovës të cilët me padurim e kanë pritur zbatimin e këtij ligji. Konsiderojmë së Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e hapur të punëtorëve dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale”, thuhet tutje në reagimin e BSPK’së./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz