back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi lë pas inatet politike, mbron Thaçin e Veselin pas akuzave...

Haki Abazi lë pas inatet politike, mbron Thaçin e Veselin pas akuzave të Speciales

Të ngjajshme

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi ka reguar pas akuzës së Gjykatës Speciale ndaj Thaçi dhe Veselit.

Abazi shkruan se UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet.

“UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuareve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë” shkruan Abazi raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari.

UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuareve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë.

Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz