back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeGrenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, hap derën e zhvillimit dhe investimeve...

Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, hap derën e zhvillimit dhe investimeve ekonomike

Të ngjajshme

Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në Gazë

Kosova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si partnere...

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës...

Zyrtare: Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina në formë huazimi

Mesfushori kosovar, Albin Krasniqi, i cili kaloi në verë...

Prishtina bën goditjen në merkato, rikthen Albin Krasniqin

Albin Krasniqi ka bërë rikthimin e tij te Prishtina. Krasniqi,...

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka deklaruar sot se takimi i 27 qershorit është një mundësi e mirë për hapjen e dyerve për zhvillim dhe investime ekonomike.

Sipas një njoftimi të ambasadës, Grenell citohet të ketë thënë se SHBA-të shpresojnë që liderët e të dyja vendeve do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju rikthyer dialogut.

“I dërguari i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell sot dha këtë deklaratë në lidhje me takimin e ardhshëm në Washington me përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbia:

“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës por edhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të prosperitetit dhe stabilitetit. Qytetarët e këtij rajoni meritojnë asgjë më pakë””, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz