IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 129 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 10 persona janë shëruar.
Shkrimi i plotë i IKSHPK-së:
NJËQIND E NJËZET E NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!
Sot më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste. E në mesin e tyre një rast në fshatin Lubovec të Skenderajt./Drenicapress.info