back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHoti mesazh Thaçit: Nuk lejoj që kompetencat e mija kushtetuese t’i ushtrojë...

Hoti mesazh Thaçit: Nuk lejoj që kompetencat e mija kushtetuese t’i ushtrojë dikush tjetër

Të ngjajshme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka folur për procesin e dialogut si dhe arritjen e konsensusit shtetëror në këtë drejtim.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, Hoti tha se qëllim kryesor i kornizës së qeverisë për dialogun, është arritja e konsensusit për këtë proces, shkruan lajmi.net.

Ai ka se kjo nënkupton që qeveria duhet të jetë e qartë dhe unike në këtë proces.

“Në thelb të kësaj kornize është ndërtimi i konsensusit shtetëror, që nënkupton një qeveri që është e qartë dhe unikë karshi procesit të dialogut. Një kuvend që e luan rolin mbikëqyrës dhe një president që qëndron brenda kompetencave kushtetuese. Do të bëj maksimumin, duke tejkaluar edhe veten për ta arritur këtë konsensus”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu tha se gjatë kohës që ai është në qeveri s’do të ketë përplasje institucionale mes qeverisë dhe presidencës apo kuvendit.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se nuk do ta lejojë askënd t’i ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, duke lënë të kuptohet se dialogu do të udhëhiqet nga ai.

“Nuk do të dëgjoni nga unë apo nga kjo qeveri të ketë përplasje institucionale . Por as nuk do të lejoj që kompetencat e mija kushtetuese t’i ushtrojë dikush tjetër. Unë do ta ftoj presidentin në takim për t’ia shpalosur qëndrimet e kësaj qeverie karshi dialogut”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz