Mirëmbajtja e varrezave në Kosovë është një problem për çdo komunë ngase ato në shumicën e rasteve janë të mbuluara me shkurre. Por më e dhimbshme është kur sheh se edhe varret e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë janë në gjendje të mjerë.
Në gjendje të keqe janë edhe varrezat e dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit, shkruan Drenicapress
Sipas një banori mirëmbajtjen e vrrezave të dëshmorëve që duhet ta bëjë kompania e kontraktuar, po e bënë një plak i moshës 76 vjeçare.
Lexojeni të plotë postimin e Fikret Beqirit:
Reagim lidhur me mirëmbajtjën e varrezave të Dëshmorve të Çyçavicës Likoshan-Çirez
28 shkurti i vitit 1998 ishte fillimi i fundit të robrisë në Kosovë.
Këtu pushojnë shkendijat e para të Lirisë se bashku me 154 martirë të tjerë të rënë deri në perfundimin e luftës.
Bëjë apel për Qeverinë e Kosovës dhe dy komunat e Skenderajt dhe Drenasit nuk e di se cila e ka të kontraktuar ndonjë firmë për mirëmbajtjën e varrezave, e di se një firmë paguhet për këto punime mirëpo varrezat nuk janë duke u mirëmbajtur aspak dhe fatëkeqsisht as për ato punë që paguhen ti përfundojnë as mirmbajtjen e gjelbrimit, prerjën e barit dhe ujitjen e pemve dekoruse as ngjyrosjën e rrethojave, as mirëmbajtjen e kockave e shumë punime në këtë kompleks.
Vlen të permendet se në ketë aspekt punon i vetem një qytetar i moshuar i fshatit Çirez Ramadan Ramadani 78 vjçar i cili në mënyr vetanake në baza ditore bënë pune vullnetare vetanakei mirëmban varrezat dhe me mjete të tij sa të ka mundësin edhe ka aspekti material.
Puna vullnetare në këtë komplekse fatkeqsisht po duhet të jetë e detyrueshme…!