Anëtari i PDK-së në Drenas, Kushtrim Prenku, i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar dege nga radhët e kësaj partie, Kushtrim Prenku, ka adresuar kritika ndaj udhëheqjes së degës dhe komunës së Drenasit.
Ai në një shkrim në të cilin iu është drejtuar strukturave udhëheqese të PDK-së në Drenas, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës – dega Drenas, tash e katër vite nuk është duke u udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, ku të përfaqësuarit në vendimmarrje nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj aktivistit dhe Partisë.
Prenku ka theksuar se gjatë këtyre katër viteve anëtarët, aktivistët, simpatizantët e deri të përkrahësit janë nëpërkëmbur, shkelur, poshtëruar, injoruar nga ky kryetar i Komunës, i cili me mundin dhe angazhimin e tyre është sot kryetar i Komunës.
Ai ka adresuar kritika edhe ndaj kryetarit të degës, Sejdi Hoxha, ku vlerëson se kryetari, Sejdi Hoxha, i zgjedhur vitin e kaluar, heshtë duke u pajtuar me mospërfilljen, nëpërkëmbjen, shkeljen dhe poshtërimin që po i bëhet kësaj strukture të zgjedhur, si dhe çdo aktivisti i cili ka dhënë kontribut tash e 20 vite për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe pse është thirrur në përfaqësim të tyre dhe mbrojtjes së vlerave të Partisë.
Prenku deklaroi se PDK duhet të ketë guximin që të ngrit debatin e brendshëm se si do të përfaqësohet në vendimmarrje e mos të jetë peng i politikave meskine të personave të cilët nuk shohin përtej interesave të tyre personale. Andaj shpresoj që struktura e Degës të reagoj përball kësaj situate dhe se pret që Drenasi në 2021 të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe struktura e saj përfaqësuese.
Postimi i plotë:
Drenasi duhet të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës
E nderuara strukturë, anëtar, simpatizant dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës – dega Drenas, tash e katër vite Drenasi nuk është duke u udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, ku të përfaqësuarit në vendimmarrje nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj aktivistit dhe Partisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se si gjatë këtyre katër viteve anëtarët, aktivistët, simpatizantët e deri të përkrahësit janë nëpërkëmbur, shkelur, poshtëruar, injoruar nga ky kryetar i Komunës, i cili me mundin dhe angazhimin e tyre është sot kryetar i Komunës.
Një vit me parë, në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës – dega Drenas, në platformën time politike të paraqitur në Konventën Zgjedhore, para të gjithë delegatëve, ne mesin e tyre shumë profesionist të profesioneve të ndryshme, intelektual me integritet të lart njerëzor, pata paraqitur vizionin e fuqizimit të Degës përmes kthimit të vendimmarrjes në Parti.
Tani të gjithë jemi dëshmitarë, se si kryetari i degës Sejdi Hoxha i zgjedhur në atë Konventë heshtë duke u pajtuar me mospërfilljen, nëpërkëmbjen, shkeljen dhe poshtërimin që po i bëhet kësaj strukture të zgjedhur, si dhe çdo aktivisti i cili ka dhënë kontribut tash e 20 vite për Partinë Demokratike të Kosovës, edhe pse është thirrur në përfaqësim të tyre dhe mbrojtjes së vlerave të Partisë.
Besoj dhe shpresoj se Drenasi përkrah vlerat që përfaqëson Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk përkrah kryetar të tillë, siç janë: i Komunës dhe i Degës.
Partia Demokratike e Kosovës – dega në Drenas duhet të ketë guximin që të ngrit debatin e brendshëm se si do të përfaqësohet në vendimmarrje e mos të jetë peng i politikave meskine të personave të cilët nuk shohin përtej interesave të tyre personale. Andaj shpresoj që struktura e Degës të reagoj përball kësaj situate.
Drenasi në 2021 duhet të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe struktura e saj përfaqësuese!