BallinaLajmeAliu: Do ndërmarrim hapa për votat e komprementuara të Haxhi Shalës e...

Aliu: Do ndërmarrim hapa për votat e komprementuara të Haxhi Shalës e Etem Arifit

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Liburn Aliu, në emër të Grupit Parlamentar të VV, tha se do të nisin procedurat në Gjykatë Kushtetuese për votat e djeshme që i japën rrugë formimit të Qeverisë së re.

Konkretisht ai veçoi votën e Hashi Shalës të Nismës dhe Etem Arifit.

“Me këtë rrugë që po përshkohet ndoshta edhe shefin e AKI po të ksuhtëzohej do bëhej dikush nga Serbia. Pos Nisma e AKR e Lista Serbe asgjë nuk ishte anonim në votë. Akrobaci politike ishte vota e Etem Arifit, deputet i dënuar dhe që nuk kishte të drejtë të votonte. Këtë e përcakton qartë Kushtetuta dhe patjetër ne do marrim hapa për shqyrtim në Gjykatë, po ashtu edhe për votën e kompromentuar të deputetit Haxhi Shala.

Kjo qeveri po del qartë se nuk i paska pasë votat, dhe është dashtë t’i bëhen nëpërmjet Hashim Thaçit. Si u bë që ai e lëshoi dekretin pa i pasë votat e sigurta. Kjo është ndërhyrje e qartë e presidentit në vullnetin politik të deputetit. Kjo është në kundërshtim me frymën kushtetuese”.

Ai ka folur për arrestimin që truproja e Presidentit Hashim Thaci ia bën një qytetari, aktivist i Vetëvendosjes, pasi ky e thirri “hajn” Thaçi.

Aliu ka thënë se pas arrestimit nga truproja e Thacit, presidenti e vazhdoi kërcënimin “se do t’ua tregojë vendin” LVV’së.

Aliu ka folur edhe për krjimin e Qeverisë së re, duke thënë se qeverisja e LVV’së ka dëshmuar se mund të ketë Qeveri të re.

“Qytetarët e panë se në këtë vend mund të ndodhë ndyrhsimin. Modeli është vënë. Keq për LDK’në që i dha goditje Kosovë, por edhe kjo nuk ka mbaruar”, ka thënë Aliu.

Seanca plenare ka filluar me disa minuta vonesë, prej kur parashihej të fillonte. Në të po marrin pjesë edhe VV-ja, ndërsa pritet formimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e COVID 19 nga ish-Qeveria Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz