BallinaRegjionaleKomuna e Vushtrrisë jep detaje për 14 rastet e reja me koronavirus,...

Komuna e Vushtrrisë jep detaje për 14 rastet e reja me koronavirus, merr vendim për shkollat e xhamitë

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

Sonte në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar ehde 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 5 nga rastet e reja janë nga qyteti i Vushtrrisë, 4 nga fshati Nadakovc, 4 raste nga fshati Stanovc i poshtëm dhe një rast nga fshati Reznik i Vushtrrisë.

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë ka vendosur që të gjitha rastet e reja të vetizolohen dhe të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal.

Kurse, siç bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë, shtabi emergjent dhe Drejoria Komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me COVID-19 të mos hapen shkollat për klasat e 9-ta, ashtu siç ka vendosur Ministria e Arsimit, por për të njëjtat të vazhdojë mësimi online.

Po ashtu, bashkë me Këshillin e Bashkësisë Isalme në Vushtrri, komuna ka vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz