BallinaLajmeE frikshme/ Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për Covid-19, lokalet e natës...

E frikshme/ Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për Covid-19, lokalet e natës mbushen plot

Të ngjajshme

Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të ri të A24 “Peaked”

Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve...

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore...

Sot dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot është afati...

Pak javë më parë, Qeveria shqiptare nisi me lehtësimin e masave strikte të marra si pasojë për frenimin e pandemisë Covid-19.

Qeveria njoftoi se lejohet hapja e lokaleve, të cilët kanë hapësirë jashtë, duke ruajtur distancën dhe masat e tjera.

Ndërkohë ende nuk janë të lejuara klubet e natës. Pavarësisht kësaj, këtë të shtunë, nisur nga heqja e kufizimeve, është bëri nami nëpër lokalet e Tiranës. Asnjë masë paraprake apo distancim fizik nuk është respektuar dhe kjo vërehej në lokalet e zonës së ish-Bllokut, ku klientët rrinin në ambiente të mbyllura dhe në tavolina me nga më shumë se dy persona.

Duket se shqiptarët kanë pritur me padurim ditën e lirisë dhe i kanë mbushur plot lokalet. Por këto të fundit nuk kanë marrë masat e duhura nga Covid-19.

Nga fotot e postuara në rrjetet sociale vihet re grumbullimi i madh i njerëzve. Ndërkohë kuptohet se lokalet nuk i kanë respektuar masat që janë dhënë nga qeveria.

Kanë qenë të mbushura plot jo vetëm lokalet që kanë hapësirë jashtë, por edhe ambientet e mbyllura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz