back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme​Kërcënoi me djegien e Presidencës dhe Kushtetueses, ftohet për intervistë nga policia

​Kërcënoi me djegien e Presidencës dhe Kushtetueses, ftohet për intervistë nga policia

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Pas raportimi nga IndeksOnline se një militantë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kishte bërë thirrje përmes Facebook-ut që të digjet zyra e presidentit dhe ajo e kryetares së Gjykatës Kushtetuese,i njëjti është ftuar për tu intervistuar nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Musa Damati.

“Klienti im me inicialet G.M. është ftuar për intervistim para pak minutave nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale ‘Thirrje për rezistencë, bazuar në nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’”, ka thënë Damati.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me dyshimet rreth një komenti të klientit në rrjetet sociale, që dyshohet se ka aluduar në djegien e zyrës së presidentit të Kosovës dhe të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit pro dekretit të presidentit për formimin e qeverisë së re.

Në anën tjetër, edhe Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka konfirmuar ftesën për intervistë nga ana e policisë.

“Po, personi është ftuar nga policia, por që akoma nuk ka ardhur. Ai ka thënë se shpejt do të paraqitet në polici”, sqaroi shkurt Zahiti.

“Më në fund erdhi dita populli me e kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama. Nëse populli së bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhtar e më i korruptuar në Ballkan” kishte shkruan G. M. në mesazhin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz