BallinaLajmeThaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjarëve...

Thaçi: Sveçla tentoi t’i zhduk faktet për laboratorin e drogës së familjarëve të këshilltares së Haxhiut

Të ngjajshme

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas deklaratave të mbrëmshme me plot akuza ndaj Kurtit në një debat televiziv, sot ka publikuar videon e laboratorit të drogës që dyshohet të jetë i familjarëve të këshilltares së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Thaçi në Facebook e ka postuar këtë video ku ka thënë se pamjet dëshmojnë inkriminim e Grupit të Kurtit dhe familjes politike të ministres së Drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Madje, Thaçi ka hedhur akuza të tjera ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla që sipas tij ka tentuar t’i zhduk si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara.

Ai ka thënë se grupi i Kurtit siç e ka quajtur ai duhet të përballet me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz