back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu: "Albin Kurti lider fjalaman pa asnjë rezultat, çka ka mbjellë...

Ganimete Musliu: “Albin Kurti lider fjalaman pa asnjë rezultat, çka ka mbjellë ka korrë”

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Deputetja, Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së ka bërë një sërë akuzash ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, për dështimit e tij siç i quan Musliu.

Në një postim të saj në facebook, Ganimete Musliu tha se: “Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pëlqyeshmëria; lidershipi përcaktohet nga rezultatet, jo nga atributet. -Peter Ferdinand Drucker

Kosova, si e gjithë bota, po përballet me krizën globale të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Por përderisa në tërë botën qeveritë janë të preokupuara se si ti minimizojnë problemet që do të pasojnë këtë pandemi e cila siç po shihet per një kohë të gjatë do ta diktoj jo më vetëm lirinë e levizjes por edhe ekonominë, edhe kulturën, edhe arsimin, edhe sportin edhe politikën dhe jetën në përgjithësi, Kosova në këtë drejtim paraqet një përjashtim të shëmtuar.
Ky përjashtim nuk ka të bëjë me rrezikun dhe pasojat qe do të na përcjellin me pas. Përjashtim paraqet vendi ynë për sa i përket prokupimit serioz të qeverisë për kohën pas pandemisë.
Qeveria në Kosovë në vend që të mbikqyrë masat e marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe të hartojë një strategji për të ardhmen tonë sfiduese, ajo të vetmin qëllim ka realizimin qellimeve destruktive e shkatërruese të LVV.
Kjo Qeveri tashmë me veprimet që bënë po tenton që mekanizmat shtetrorë t’i vë në shërbim të LVV-së. Në çdo paraqitje nëpër konferenca të shpeshta shtypi kjo qeveri të vetmin qëllim e kishte të zhbëjë çdo të arritur në këtë vend përgjatë dy dekadave. Pa fije turpi dalin dhe sillen sikur çdo gjë ka filluar me ardhjen e tyre në pushtet.
Për ta mbajtë ndezur flakën e propagandës së VV-së kryeministri dhe lakajtë e tij nuk kursejnë krekosjet me fjalime të shkruara nga „profeti“ i tyre.
Nuk u kurseyen as nga pispillosjet me veshje glamuroze si ne sfilata mode, ndërsa kur flasin për meritat pa asnjë hezitim i uzurpojnë të gjitha duke i bërë të vetat. E kur vjen radha për dështimet që në numer janë shumfishë më të larta se sukseset pa fije turpi dhe me poezi të rimuara keq, fajin ua lënë të tjerve.
’’Nuk e di! Nuk jam i informuar!’’ ishin përgjigjet më të shpeshta të kryeministrit të shkarkuar kur pyetej nga gazetarët për probleme të ndryshme dhe skandale të shumta. Çdo konferencë apo intervistë kryeministri i shkarkuar, duke përdorë mesazhe të ngarkuara për të prodhuar reagime jo racionale por emocionale lidhur me problematikat e paraqitura, e ka zhfrytëzuar për të propaganduar kauzat e tij destruktive. Për shumë vite Albin Kurti, aktualisht kryeminister i shkarkuar qëllimisht me propagandën e tij të orkestruar ka minuar besimin e qytetarëve në istutucionet e Kosovës, në autoritetet publike dhe tani kur mbanë pak pushtet synon ti vëj nën diktatin e vet edhe mediat e Kosovës.
Çdo publikim që del nga vallja e propagandës së Albinit të „gjithëdijshëm“, çdo artikull që nuk e glorifikon Binin, cilesohet si e kapur dhe si pjesë e krimit. Një fjalë e urtë popullore thotë: „çka mbjellë, korrë“.
Averzioni dhe mosbesimi që mbolli Albini gjatë gjithë kohës së pasluftës, sot është kthyer edhe kundër tij dhe qeverisë që ai drejton.
Ai ka harruar se atë frymë urrejtje qe mbolli dhe e kultivoi për gati dy dekada vështirë se mund ta asgjësoi brënda natës. Albin Kurti sikur asnjë moment nuk e realizoi që ishte kryeministër.
Ai gjatë gjithë kohës nuk hoqi dorë nga rivaliteti politik. As atëherë kur ende nuk ishin mbushur 50 ditë të qeverisjes se tij dhe vendi ynë sikur e gjithë bota gjendej përballë një rreziku që përfshiu botën.
Albin Kurti në vend që të krijojë besim dhe aleanca bashkëpunimi me të gjithë akteret politikë e institucional, ai zgjodhi rrugen e destruktivitetit duke shkatërruar çdo bashkëpunim të mundshem dhe duke thyer besimin, jo më vetëm te LDK-së si partenre të koalicionit por edhe të qytetarëve të Kosovës dhe të miqëve ndërkombëtar të cilët dhanë shumë që ky vënd të bëhet.
Albin Kurti i zhytur në narcizoizmin e tij nuk e kupton dot se të gjithë ata që i dhanë gjithëçka kësaj toke nuk e lejojnë asnjë lider të eksperimentojë me të ardhmën e saj.
Tani është më e qartë se asnjëherë se Kosovës nuk i duhet një udhëheqës i cili nuk ka as dije as guxim te marrë asnjë përgjegjësi mbi vete, një njëri që vetën e quan të pagabueshem dhe të vetmin si të pashoq, është më se e qartë se Kosovës nuk i duhet një kryeministër recitator, sepse po deshëm vjersha e dëgjojmë Reshat Arbanën.
Kosovës nuk i duhet një kryeministër që publikisht e pranon se nuk e din se çka po ndodhë në vendin që ai e udhëheqë dhe që për çdo ngecje fajin ua hedhë të tjerëve, sepse siç thoshte dikur Winston Churchil “ Çmimi i madhështisë është përgjegjësia”. Kosova ka nevojë për një kryeministër me vizion dhe me guxim veprimi. Albin Kurti na e ka vertetuar që nuk e posedon asnjërën dhe as tjetrën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz