BallinaDrenica +Drenica SportIsh-trajneri i Feronikelit merr drejtimin e skuadrës suedeze

Ish-trajneri i Feronikelit merr drejtimin e skuadrës suedeze

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Trajneri i njohur shqiptar nga Shkupi, i cili jeton në Malmo të Suedisë, Agim Sopi, është bërë me klub të ri.

Ish trajneri i kampionëve të Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, ka marrë drejtimin e skuadrës së FF Osterlen, i cili garon në Ligën e katërt suedeze.

51 vjeçari i ka thënë gazetarit Reshat Ibrahimi se me FF Osterlen ka nënshkruar deri në nëntor të këtij viti.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një klub me ambicie të mëdha që për synim ka ngjitjen në Ligën e tretë.

“Është një skuadër me ambicie të mëdha, të cilët janë përforcuar me futbollistë të ligave kryesore në Suedi. Gjithashtu në radhët e tyre kanë edhe lojtarë të rinj të talentuar. Shpresoj se me një punë dhe përkushtim të madh të të gjithëve në klub do t”ia arrijmë qëllimit”, deklaroi Agim Sopi.

Kujtojmë se, Agim Sopi më herët në Suedi ka qenë trajner i skuadrës Landskrona.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz