back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeProfesori nga Suhareka ka një ide se si mund të parandalohet breshëri...

Profesori nga Suhareka ka një ide se si mund të parandalohet breshëri në Kosovë

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Profesori nga Suhareka, Ideal Kabashi, ka dhënë një ide se si Kosova mund ta parandalojë breshërin. Ai ka thënë se duhet të rivitalizohen stacionet që kanë qenë dikur në disa fshatra në Kosovë dhe me anë të raketave të goditen retë breshësjellëse, shkruan Gazeta Metro. 

Gjatë këtyre ditëve vendi ynë është përballur me një sasi të konsiderueshme të breshërit dhe që ka dëmtuar shumë tokat dhe kulturat bujqësore.

E pikërisht Ideal Kabashi i cili është profesor i gjeografisë në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë, në profilin e tij në Facebook ka dhënë një ide se si mund të parandalohet breshëri në Kosovë.

Ai ka thënë se në ish-Jugosllavi ka pasur stacione meteorologjike për evidentimin e reve breshësjellëse dhe që kanë qenë të pajisura me raketa speciale, të cilat i kanë shpartalluar retë dhe e kanë parandaluar breshërin.

” Në territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, kanë funksionuar 110 pika lansuese të raketave për mbrojtje kundër breshërit… një stacion i tillë i raketave, ka qenë mbi fshatin tim, 300m larg shtëpisë sime. Serbia i paska goditur retë breshësjellëse, gjatë kësaj jave, me qindra raketa, duke parandaluar breshërin. Kur unë nga viti 2011/12, vazhdimisht kam thënë, ooo duhet me i rivitalizu ato stacione, me i furnizu me raketa o shumica injorante kanë bërë shaka me mua”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i profesorit Ideal Kabashi në Facebook. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz