BallinaLajmeVjosa Osmani: Vetingu është parakusht për funksionim të sistemit gjyqësor

Vjosa Osmani: Vetingu është parakusht për funksionim të sistemit gjyqësor

Të ngjajshme

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Miqësia mes Selin Bollatit dhe Mateos duket se është...

Fund dramatik i pjesës së parë, Barcelona prapë në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona e ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Newcastle në...

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor...

28 minuta lojë, katër gola / Newcastle barazon rezultatin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës,...

Përsëri Elanga, Newcastle e barazon sërish rezultatin ndaj Barcelonës

Newcastle ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Barcelonës. Ishte përsëri...

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Republikën e Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny. Ajo ka falënderuar ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit suedez për Kosovën, duke veçuar angazhimin e Suedisë në ofrimin e ndihmës përgjatë pandemisë COVID-19.

Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Znj. Osmani potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Në këtë kontekst, zonja Osmani potencoi rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i vetingut. Më tej, ajo theksoi se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, në bashkëpunim me partner vendor e ndërkombëtar, do të përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështje tjera që ndërlidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe aktualitetin politik në vend. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz