BallinaLajmeVdes në Stamboll profesori i njohur kosovar

Vdes në Stamboll profesori i njohur kosovar

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

Ka vdekur në Stamboll të Turqisë profesori i njohur kosovar, Musa Stavileci.

Lajmin e vdekjes e ka dhënë nipi i tij, Blerand Stavileci, i cili tha se ai do të gjurmë në shumë gjenerata të studentëve që ai ligjëroi.

Ky është njoftimi i tij:

Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe dashamirët se mbrëmë, më datën 20 maj 2020, në Stamboll, ka ndërruar jetë familjari ynë i dashur, Musa Stavileci.

Përveç familjar i devotshëm, ai ishte edhe profesor shembullor, puna dhe veprat e të cilit lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të universiteteve ku ai ligjëroi.

Afërsia dhe kujdesi i Axhës Musë ishin aq të jashtëzakonshme, saqë ai ishte i vetmi njeri që më datën 2 të çdo muaji vijues më uronte në mënyrë të veçantë për lindjen e djalit tim. Ai kishte shumë vlera e virtyte njerëzore, por posaçërisht këtë s’do ta harrojmë kurrë, as unë, as Liami. Shpresoj që stërnipi i tij të trashëgojë këto vlera e virtyte të pavdekshme.

Me dhembje e respekt, qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz