back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeKosovarët që kthehen sot nga Dubai janë testuar për koronavirus, ky është...

Kosovarët që kthehen sot nga Dubai janë testuar për koronavirus, ky është rezultati i tyre

Të ngjajshme

Juventusi interesohet për Zhegrovën, por Marseille mbeten favoritë

Edon Zhegrova ka tërhequr sërish vëmendjen e klubeve të...

City e nis frikshëm sezonin e ri, Cherki dhe Reijnders debutojnë me gola

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 0:4 ndaj...

Takimi Putin-Trump në Alaska, vjen reagimi i parë nga Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka komentuar mbi...

56 kosovarë, të cilët kanë mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe si pasojë e pandemisë, janë nisur për në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ambasa e Kosovës atje përmes një njoftimi për media.

“Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbën vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka njoftuar se të gjithë pasagjerët janë testuar në aeroport për testin COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

“Ambasada e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në EBA për punën e madhe në këtë projekt të madh humanitar, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme të EBA, FSK dhe të gjithë ata që ndihmuan që këta qytetarë të Kosovës të bashkohen me familjet e tyre”, thuhet më tej në njoftim./GazetaSinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz