back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKërcënohet këshilltari i Kurtit, thotë se kërcënuesi është nga PDK-ja

Kërcënohet këshilltari i Kurtit, thotë se kërcënuesi është nga PDK-ja

Të ngjajshme

Amorin synon rikthimin e një ish legjende në Old Trafford

Skuadra e Ruben Amorim po konsideron të sjellë përsëri...

Arrestohet një person pas abuzimit racist që mori Antoine Semenyo ndaj Liverpoolit

Policia e Merseyside ka konfirmuar se një person është...

Pak zjarrfikës dhe pajisje të vjetruara në betejën kundër zjarreve

Valdet Fejza nga fshati Kçiq i Madh në Mitrovicë...

Pas lindjes, Dafina gati për rikthim?

Vetëm pak javë pasi u bë nënë për herë...

Xavi Simons i interesuar vetëm për Chelsea

Mes zërave të merkatos verore, duket se sulmuesi i...

Durim Berisha, këshilltari i kryeministrit në largim, Albin Kurti ka njoftuar se është kërcënuar nga siç thotë ai aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka postuar kërcënimin të cilin e ka marr përmes një mesazhi në facebook.

Berisha ka shkruar se kërcënimet ndaj tij kanë ardhur nga profile të rrejshme.

“Kur e luftoja banden kriminale te PDKse ne Komitetin Olimpik te Kosoves, me kercenojshin me jete duke ju thane miqve te perbashket “a po ndalet apo e kthejme ne kanun”. Tash me profile te rrejshme. As atehere s’jom lodhe per ta dhe s’jom ndal, e as tash s’ma ndine per klubin kriminal qe e ka sjelle Kosoven ne kete gjendje”, ka shkruar Berisha.

Ndër tjera Berisha ka paraljmëruar se lidhur me këtë rast ai do të fillojë procedurat ligjore.

“Pasi fizikisht nuk jam ne Kosove, per procedurat e metutjeshme ne lidhje me lajmerimin e rastit ne Prokurori do ta autorizoj avokatin Durim Osmani”, ka shkruar Berisha.

Ky kërcënim ndaj këshilltarit të Kurti ka ardh pas një deklarate të tij në TV Dukagjini lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha, ka deklaruar se ka pasur ministra të qeverisë së kaluar, të cilët kanë qëndruar nëpër korridore të Gjykatës Kushtetuese, por ka refuzuar të tregojë se për cilin rast bëhet fjalë.

Ai gjithashtu nuk ka dashur të tregojë se për cilët ish-ministra bëhet fjalë.

“Bëhet fjalë për një rast, gjatë shqyrtimit të të cilit nuk kam punuar në gjykatë, por nuk dua të jap më shumë informacione për shkak të keqkuptimit në këto situata”, tha Berisha në TV Dukagjini.

Me tutje Berisha ka shtuar se do të vijë dita dhe do t’i shpalosin të gjithë emrat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz