back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLDK’ja nuk sqarohet për një miliard eurot që përmendi Hoti

LDK’ja nuk sqarohet për një miliard eurot që përmendi Hoti

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Një ditë më parë në një status në Facebook Avdullah Hoti shkroi se programi i tij qeverisës do i ketë 1 miliardë euro për rimëkëmbje të ekonomisë në vend. Por asnjëherë askush nga LDK’ja nuk e tregoi se më çfarë përllogaritjesh e planesh mund të realizohet një gjë e tillë.

Mirëpo siç merr vesh T7 i nominuari i LDK-së për kryeministër, të mërkurën do t`i japë këto detaje e do ta shpalosë programin qeverisës.

Por partneri i Hotit në koalicion AAK-ja duket se nuk ia ka idenë për këtë shumë të cilën po e përmend Avdullah Hoti.

E në Odën Ekonomike po japin një alternative se nga mund të rrjedhin 1 miliard euro për ekonominë e Kosovës.

E Rukiqi tregon që kanë ankesa çdo ditë për pakon emergjente fiskale që e ka bërë ministri Besnik Bislimi.

Ndërkohë nga ministra e financave nuk kanë treguar për T7 nëse gjithçka ka shkuar sipas planit me pakon emergjente dhe nëse ka të pakënaqur në lidhje me këtë ndihmë të qeverisë.

Ndërkaq, Qeveria në detyrë po punon në hartimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz