BallinaLajmeShtatori, afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shtatori, afati për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Që kur Richard Grenell është emëruar në pozitën e Përfaqësuesit Special Presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi është thënë se dëshiron të arrijë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fillimisht ishte përmendur pranvera e këtij vitit si koha kur Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshjeje finale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë, zhvillimet politike në vend me refuzimin e Kurtit për heqje të taksës pa kushte, më pas rrëzimi i Qeverisë dhe pandemia COVID-19 kanë bërë që dialogu Kosovë-Serbi të mos rinisë dhe procesi i nisur nga Grenelli të mbetet vetëm me tri marrëveshje.

Ndërkaq, tani kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se Richard Grenell dëshiron të arrijë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në muajin shtator.

“Ai e dëshironte marrëveshjen si qëllim kryesor. Në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshja deri në shtator”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.

Aktualisht për rinisjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është riaktivizuar edhe Bashkimi Evropian më të dërguarin e posaçëm, Miroslav Lajçak.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Lajçak dhe Borell nuk kanë ndasi sa i përket çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Stano ka thënë se Brukseli është duke punuar drejt një marrëveshjeje të suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Një dialog të drejtuar nga Bashkimi Evropian e mbështet fuqishëm edhe Gjermania.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Grenelli deri tani përpjekjet e tyre për rinisjen e dialogut i kanë udhëhequr të vetme, pa përfshirjen e BE-së.

Ndasitë mes Brukselit dhe Washingtonit janë të dukshme. Për këtë kohë më parë kishte folur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se në këtë mes ajo që po dëmtohet më së shumti është Republika e Kosovës.

Aktualisht nuk dihet se kur potencialisht mund të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell aktualisht gjendet në Washington duke ushtruar detyrën e tij të udhëheqësit të Agjencive të Inteligjencës derisa Miroslav Lajçak deri tani ka zhvilluar vetëm telefonata me krerët politikë në Prishtinë e Beograd por pa pasur një datë të saktë se kur mund të ketë një rinisje të procesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz