back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeXhandarët serbë futen në territorin e Kosovës, Policia nuk di asgjë

Xhandarët serbë futen në territorin e Kosovës, Policia nuk di asgjë

Të ngjajshme

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend...

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Katër xhandarë serbë kanë partrulluar para dy ditësh përtej zonës neutrale të kufirit Kosovë-Serbi, në zonën e Istogut.

Reporteri.net ka biseduar me një banor të asaj zone, i cili i ka parë dhe fotografuar katër persona të veshur me uniformë ushtarake.

Sipas tij, ata kishin kaluar zonën neutrale dhe partrullonin lirshëm në një zonë mjaft të thellë malore të Kosovës.

Gazeta ka provuar të flas me Policinë e Kosovës për të marrë vesh nëse janë në dijeni. Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës është përgjigjur, por vetëm ka kërkuar që të shkruhet në e-mailin zyrtar dhe të merret përgjigje nga departamenti që merret me menaxhimin kufitar.

“Shkruaj në adresë zyrtare. Nëse ka diçka të vërtetë e adresojmë te departamenti kompetent, na kthejne një përgjigje”, ka thënë Daut Hoxha.

Mirëpo, kur kanë kaluar dy ditë, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e Reporterit, ani pse iu është dërguar edhe fotografia që ilustron këtë gjë.

Sidoqoftë, hyrjet e tilla nga xhandarët serbë janë gati të zakonshme. Në zonën e Kamenicës ata janë parë e xhiruar disa herë teksa shkelnin në territorin kosovar./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz