back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeSupendohet nga Policia zyrtari që fyeu banorët e Drenicës

Supendohet nga Policia zyrtari që fyeu banorët e Drenicës

Të ngjajshme

Zyrtari policor Besnik Demiri, është suspenduar nga puna, pas fyerjeve në një postim në Facebook, që ua kishte bërë qytetarëve të Drenicës, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin për suspendimin e tij, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.Ai e ka konfirmuar suspendimin e Besnik Demirit, por nuk ka pranuar të jap detaje tjera.

“Po, mund të konfirmoj se është suspenduar zyrtari policor i rajonit të Prishtinës, për të cilën e ki fjalën. Kaq mund të them tani për tani”, ka thënë Daut Hoxha.

Besnik Demiri, në një postim në një grup të mbyllur në Facebook, kishte ofenduar banorët e Drenicës, duke thënë se Kosova mund të bëhet kopsht zologjik për një kohë të shkurtë, nëse e rrethon Drenicën në tela.

Ky postim i tij, ka ngjallur reagime të ashpëra, si nga shoqëria civile, po ashtu edhe nga politikanë vendor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz