back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeRrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë...

Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur (VIDEO)

Të ngjajshme

Kaltrina Selimi përlotet në një mbrëmje të komunitetit shqiptar në Kanada

Këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi është mjaftë aktive në...

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet që në orët e para të...

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, u bë shqiptari i parë në Kosovë i cili u infektua nga koronavirusi.

Për gjendjen e tij shëndetësore nëpër të cilën kaloi, për Memory të Klan Kosovës, Mihill Martini zbuloi shumë detaje.

”Më thanë ky virusi”.

”Edhe unë s’mund lëvizsha hiç, atë natë flejta me tesha veshë”.

”Me mundime isha vet në dhomë, ma ligësht, ma mundim se di më. Sa që s’mundsha në këmbë me qëndru, as ulë – se të rrija ulë më ish dokë si me ma dhanë Prishtinën”.

Por Martini lutet që një sëmundje të tillë të mos e përjetojë askush.

”Aso ligështie, aso kiameti – as vet s’di çka me thanë”.

”Zot mos ja ço ‘as arushes, as thiut të egër‘ këtë sëmundje çka ish”, thotë ai.

”Temperaturë kisha nganjëherë”.

”Dy – tre ditë kam qenë i vdekur, nuk e di çka me tregu për këtë kiamet”.

”Gruaja më ndihmonte me dalë në banjo, s’mund kam ngrënë bukë”.

Duke qenë se e përballoi këtë sëmundje, ai pati fjalë të mira edhe për stafin e Klinikës Infektive.

”Për spital kushte ma të mira, ma interesim më nuk e di. Për veti më pat shku mendja, pata thënë me më ra ndonjë sëmundje e rëndë s’di qysh e kisha përballu në Kosovë”.

Mihill Martini erdhi nga Italia tek familja e tij në Stubëll të Epërme ndërsa për gjendjen shëndetësore të tij foli edhe bashkëshortja.

Ajo tha se po të mos ishin në Kosovë, bashkëshorti i saj Mihilli sot s’do ishte gjallë.

”Doktorët shumë mirë u kujdesën”.

”Më lanë dy javë me qëndru me të. Me pas qenë në Itali s’më kishin leju”.

”Me pas qenë në Itali, më kish vdekë burri”, shprehet ajo, njofton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz