back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeProtestë studentore për tërheqjen e Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami

Protestë studentore për tërheqjen e Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami

Të ngjajshme

- Advertisement -

Studentët e Universitetit të Prishtinës, janë thirrë në protestë, nesër më 18 maj 2020, në orën 11:00 para MASHTI-t, pas vendimit të Ministres së Arsimit Hykmete Bajrami, për të shkarkuar 3 nga 9 anëtarët e Këshhillit Drejtues të UP-së.

Më 13 maj, Ministrja Bajrami, kishte marrë vendim të shkarkonte Ujkan Bajranin, ish kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit Prishtinës, Fadil Osmanin – ish-Zv. Kryesues i KD-së të UP-së dhe Drita Shoshin, ish-anëtare e këtij këshilli. Ky vendim erdhi pa ndonjë sqarim për arsyet e nxjerrjes së tij, për më tepër që vinte në një kohë kur Universiteti i Prishtinës po përgatitet për zgjedhjet e brendshme të organve menaxhuese të tij.

Për këtë arsye, vendimi i Ministres Bajrami për shkarkimin selektiv të vetëm 3 nga 9 anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, është parë si një ndërhyrje në autonominë e Universitetit të Prishtinës, dhe veçanërisht si përpjekje për të ndikuar në zgjedhjen e rektorit të ri të universitetit më të madh publik në vend.

Ky vendim ka zgjuar edhe më shumë reagime në publik pasi që dy nga tre anëtarët e ri të emëruar prej Ministres në detyrë Bajrami, janë ligjërues në universitete private. Për këto arsye, është kërkuar nga Ministrja Bajrami që ta kthej mbrapsht vendimin e saj, për çfarë ajo ka refuzuar.

Me moton “Tërheqje ose dorëheqje”, organizatat studentore dhe të shoqërisë civile: SKV, SKOPI, ORCA, USPE dhe ADMOVERE, kanë thirrë protestë për terheqjen e këtij vendimi ose dorëheqjen e ministres. Në njoftimin e tyre në facebook, organizatorët e kësaj proteste kanë shkruar:

Tërheqje ose dorëheqje!

Nesër prej orës 11:00 duke respektuar rekomanditet e Institutit të Shëndetit Publik dhe duke ruajtur distancën sociale, ftojmë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të na bashkohen në protestë kundër vendimit të padrejtë të Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues, dy prej të cilëve janë shërbyes të kolegjeve private.

Organizata studentore dhe të shoqërisë civile para disa ditësh kemi bërë thirrje që ky vendim të zhbëhet por sot ministrja me arrogancë ka refuzuar një gjë të tillë. Andaj ne jemi të detyruar të protestojmë kundër këtij vendimi e kësaj qasje.

MAShT fokus parësor duhet të ketë ngritjen e Universitetit të Prishtinës dhe jo cënimin e funksionit të brendshëm të tij nga influencat e kolegjeve private.

Vendimi për emërimin e punonjësve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të UP-së, është cënim i autonomisë së UP-së, është i papranueshëm dhe e vë në rrezik cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë.

Për neve si e tillë do të jetë një çështje që do t’i shkojmë deri në fund, siç i kemi shkuar rastit të ish rektorit Ibrahim Gashi, ish prorektores Teuta Pustina dhe rasteve të tjera të profesorëve që janë shkarkuar për arsye të ndryshme.

Universiteti është i yni, ne nuk do të heqim dorë nga ai, siç nuk kanë hequr dorë as prindërit e gjyshërit tanë që nga viti 1968 e deri më sot. Shihemi nesër në aksionin protestues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz