back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Kurtit i përgjigjet Hazirit: Ministrat tanë, nuk janë në listën...

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet Hazirit: Ministrat tanë, nuk janë në listën e zezë të ambasadave të SHBA-së!

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmë tha se Kabineti i Qeverisë Kurti ishte në listë të zezë sa iu përket vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E për këto deklarata të Hazirit ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka shkruar në Facebook se deklaratat e Hazirit nuk qëndrojnë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri,

“Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, ka shkruar Kryeziu.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa u përket vizave nga SHBA.

“I gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime, dhe ministrat e kabinetit janë në listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë”, ka thënë Haziri mbrëmë në një intervistë për Reporterin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz