BallinaDrenica +Drenica SportU kthye në Kosovë për ta marrë Drenicën në Evropë!

U kthye në Kosovë për ta marrë Drenicën në Evropë!

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Janari i vitit 2020 ishte më i veçantë se herave të tjerë për Flamur Mulecin. Futbollisti 25 vjeçar vendosi që ta braktisë futbollin austriak për të nisur një aventurë të re në futbollin kosovar, derisa vendosi ta pranojë ofertën e Klubit Futbollistik “Drenica”.

Megjithatë, aventura e tij u ndal në gjysmë nga ‘koronavirusi’, por jo edhe synimet e tij për të dalë sërish në Evropë, këtë herë me skuadrën nga “Bajram Aliu”.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi” ai ka folur për vendimin të cilin e mori për t’u kthyer në Kosovë, adaptimin me futbollin kosovar dhe të ardhmen e tij.

“Dëshira e madhe që të luaja për vendin tim më shtyri që të vija në Kosovë. Është një eksperiencë e re të cilën gjithmonë kam dashur ta provoj dhe sigurisht jam duke fituar njohuri nga kjo eksperiencë”, deklaroi fillimisht Muleci.

Ai theksoi se fillimi ishte i vështirë, por nga ndeshja në ndeshje ai ka filluar të adaptohet me futbollin kosovar.

“Futbolli këtu është duke u përmirësuar jashtëzakonisht shumë dhe vetëm se duhet të vazhdohet me këtë ritëm. Në fillim e kisha pak të vështirë adaptimin, por tashmë gjithçka është në rregull dhe jam duke kaluar shumë mirë”, shtoi 25 vjeçari.

Nga Evropa erdhi, por në Evropë dëshiron të shkojë sërish. Këtë herë ai synon ta bëjë me fanellën e FC Drenicës.

“Kam ardhur me një qëllim te Drenica dhe synojë që së bashku me shokët e skuadrës ta arrijmë. Synojmë që ta fitojmë Kupën e Kosovës dhe të luajmë në Europa League me skuadrën e Drenicës”, përfundoi Muleci.

Ai këtë edicion ka arritur të shënojë edhe një gol. Më parë ai ishte pjesë e disa klubeve austriake të rangjeve më të ulëta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz