back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMergim Lushtaku: RTK ta suspendoj moderatoren, Aleksandra Dogangjiq, paguhet me taksat e...

Mergim Lushtaku: RTK ta suspendoj moderatoren, Aleksandra Dogangjiq, paguhet me taksat e Republikës së Kosovës, ndërsa përdor termin e rëndë për ne “Kosova Metohija”

Të ngjajshme

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? 

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj moderatores Aleksandra Dogangjiq, e cila gjatë emisionit në cilësinë e gazetarës RTK 2, Republikës së Kosovës i është drejtuar me termin “Kosova Metohija”.

Lidhur më këtë rast Mergim Lushtaku, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, thotë se: “më ka shqetësuar mënyra se si moderatorja nga televizioni publik RTK2, Aleksandra Dogangjiq, vazhdon t’i referohet Kosovës me termin e Serbisë “Kosova dhe Metohija”, përkundër që ajo paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim ajo ka dëmtuar rëndë imazhin e televizonit publik RTK2. Përdorimi i këtij termi nga ana e saj i shërben politikës së Serbisë e cila asnjëherë nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës.

Andaj i bëj thirrje menaxhmentit të RTK-së që të marrin masa ndaj moderatores së lartëcekur, e cila edhe në vitin 2018 në bazë të raportimit të mediave i’u kishte shqiptuar masa disiplinore – suspendim në afat prej një muaj. Meqenëse nuk e respekton institucionin dhe shtetin ku ajo jeton dhe vepron, atëherë aq më pak e meriton të punoj aty dhe të paguhet nga taksat tona.

Ne sipas Kushtetutës jemi shtet multietnik dhe respektojmë të gjitha minoritetet, madje karakterizohemi nga ajo që quhet diskriminim pozitiv. Por edhe minoritetet e sidomos minoriteti serb, duhet ta dijë se nuk kanë të drejtë që të nënçmojnë, degradojnë dhe të fyejnë qytetarët e Republikës së Kosovës më thirrje shoviniste “Kosova Metohija”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz