back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVeseli: Shteti të investojë në shkolla profesionale, nxënësit të orientohen nga profesionet

Veseli: Shteti të investojë në shkolla profesionale, nxënësit të orientohen nga profesionet

Të ngjajshme

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar,...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Muharremi: Pas 28 dhjetorit nuk do të ketë qeveri të Vetëvendosjes

Analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në llogarinë e...

Aktorja Fatlume Bunjaku, ndër 10-shen e aktoreve më të premtuara të Evropës për vitin 2026

Aktorja kosovare, Fatlume Bunjaku Bunjaku është përzgjedhur si një...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar shkollën e mesme të lartë “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Nga aty, Veseli tha se shteti duhet të investojë në rritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale.

Veseli theksoi për rolin e shkollave profesionale ku të rinjtë mund të orientohen në tregun e punës. Mes tjerash, Veseli deklaroi se çdo nxënës nga kjo shkollë është i integruar në tregun e punës.

“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë. Asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat, ku profesioni është i kërkuar por nuk ka kuadër. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”, tha ai.

Veseli ka folur edhe për mësimin online i cili po zhvillohet gjatë kohës se pandemisë për te cilin tha se Kosova nuk qëndron mirë.

Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë më i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.

“Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë”, ka thënë Veseli.

Drejtori i shkollës, “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla, deklaroi se Qeveria duhet të investojë në arsim dhe të fuqizohet arsimi në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz