back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeSkandal: Gazetarja e RTK-së i referohet Kosovës me “Kosova dhe Metohija”

Skandal: Gazetarja e RTK-së i referohet Kosovës me “Kosova dhe Metohija”

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

“Kosova dhe Metohija (Kosovo i Metohija)” është term i lansuar vite me parë nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencës, por se në përdorim të gjerë nga politika dhe populli serb është futur në kohën e diktatorit dhe kriminelit, Slloboda Millosheviqit. Ky term i referohet Kosovës si dy territore “Kosova dhe Dukagjini” dhe për qëllim ka dhe ka pasur ndarjen e Kosovës në dy pjesë.

Me Kushtetutën e Kosovës, ky term është i ndaluar dhe është kundërkushtetues, megjithatë disa serbë që punojnë edhe në institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, vazhdojnë ta përdorin.

Por jo vetëm kaq, është edhe një moderatore e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, që Kosovës i referohet me “Kosova dhe Metohija.

Bëhet fjalë për moderatoren/gazetaren Aleksandar Dogangjiq. Kjo gazetare për herë të parë në një transmetim të lajmeve në RTK2 Kosovës me këtë term i ishte referuar në dhjetor të vitit 2018. Aso kohë, Dogangjiq ishte suspenduar nga puna për një muaj, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, duket se ajo ende nuk e ka marrë mësimin. E njëjta, në edicionin e lajmeve të 3 majit të këtij viti, sërish e ka përdorur termin “Kosova dhe Metohija”.

Është e qartë se Dogangjiq po e bën qëllimisht këtë, prandaj ndaj saj duhet të merren menjëherë masa. Është plotësisht e papranueshme që një gazetare që paguhet me taksat tona t’i shërbejë politikës diskriminues të Millosheviqit dhe të Serbisë.

Të kujtojmë se kryetare e Bordit të RTK2 është Marijana Admoviq Simiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz