back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKurti tregon pse i’u drejtua Komisionit të Venedikut për dekretin e presidentit...

Kurti tregon pse i’u drejtua Komisionit të Venedikut për dekretin e presidentit Thaçi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për kërkesën për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimitshkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se kërkesa është dorëzuar dje.

Sipas tij, opinioni i Komisionit të Venedikut do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Dje dërguam një kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut për kompetencat e Presidentit të Kosovës për mandatimin e kandidatit për kryeministër pas mocionit të mosbesimit. Opinioni do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në njoftimin e sotëm për media nga Zyra e Kryeministrit  theksohet se kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz