back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa: Tani nënshkruajmë me NISMËN, Hoti po negocion me komunitetet

Isa Mustafa: Tani nënshkruajmë me NISMËN, Hoti po negocion me komunitetet

Të ngjajshme

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku për pak pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit me Nismën Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka bërë të ditur se në të njejtën kohë me minoritetet marrëveshjen është duke e nënshkruar i propozuari për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Sot kemi vetëm të finalizojmë, ta nënshkruajmë me z.Limajn, me partitë që përfaqësojnë komunitet është duke biseduar z.Hoti. Shpresoj që tani do të përmbyllet”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a do të dorëzojnë emrin sot, ai tha se do të shikohet se si përmbyllen negociatat.

“Do ta shofim varet prej asaj se si përmbyllet, z.Hoti ka drejtuar negociatat, në momentin kur të përmbyllet do ta prezantojmë”, shtoi Mustafa./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz