BallinaLajmeThaçit i dalin mirë analizat, nga nesër punon me orar të plotë

Thaçit i dalin mirë analizat, nga nesër punon me orar të plotë

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Presidenca ka njoftuar se i pari i shtetit, Hashim Thaçi, nga nesër i kthehet punës me orar të plotë, raporton Express.

Përmes një njoftimi për media, nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaci i ka pranuar sot rezultatet e analizave të fundit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, kanë bërë të ditur nga zyra e Thaçit.

Sipas tyre, në analiza është konfirmuar se presidenti e  ka eliminuar problemin me gurët në veshkë.

“Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij”, thuhet në njoftim./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz