BallinaLajmeEdhe shefi i Eulex-it i reagon Pacollit, stafi i Eulex-it kur hyjnë...

Edhe shefi i Eulex-it i reagon Pacollit, stafi i Eulex-it kur hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt, por në karantinat e tyre

Të ngjajshme

Diplomati dhe shefi i Eulex’it Lars-Gunnar Wigemark përmes një shkrimi në twitter ka treguar se stafi i Eulexit në momentin që hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt por në karantinat e tyre.

“Sa për dijeni, i gjithë stafi i EULEX’it kur kthehen në Kosovë, qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Ne e kemi praktikuar këtë zakon prej fundi të muajit shkurt”, shkruan Wigemark.

Tutje, ai tregoi se 31 oficerë polakë që janë kthyer javën e kaluar në Kosovë, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre.

“Për shembull, 31 oficere policie polake, që janë kthyer në Kosovë javën e fundit, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre”, përfundoi Wigemark.

Ky reagim erdhi pasi kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli tha se stafi dhe diplomatët e Eulexit dhe Unmikut, nuk kanë hyrë në karantinë kur kanë ardhur në Kosovë.

“Stafi i Unmikut dhe Eulexit janë përjashtuar nga qëndrimi në karantinë kur janë kthyer në Kosovë. Kontrolloni listat e pasagjerëve. Vitia gënjen dhe veprimet e tij po e pengojnë punën e parlamentit. Nëse diplomatët dhe personeli i tyre janë përjashtuar nga karantina, pse deputetët e parlamentit të mos përjashtohen nga karantina. Vetëm pse nuk po ju mbështetim juve?”, shkroi Pacolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz