back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëVdes një punëtor në Trepçë

Vdes një punëtor në Trepçë

Të ngjajshme

Dy ditë më parë ka ndodhur një aksident me fatalitet në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968.

“I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”. Me rastin e marrjes së njoftimit nga stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes”.

“Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”, thuhet në komunikatën nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë.

Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz