BallinaJetëMbi 3 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 3 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 3.003.352 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 987.322 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 226.629 raste, Italia me 197.675, Franca me 162.100, Gjermania me 157.770, Britania me 152.840, Turqia me 110.130, Irani me 90.481 dhe Rusia me 87.147 raste.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82.830 raste.

Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:

“Brazili (63.100), Kanadaja (46.895), Belgjika (46.134), Holanda (37.845), Zvicra (29.61), India (27.977), Peruja (27.517), Portugalia (23.864), Ekuadori (22.719), Irlanda (19.262), Suedia (18.640), Arabia Saudite (17.522), Izraeli (15.466), Austria (15.225), Meksika (14.677), Singapori (14.423), Japonia (14.153), Kili (13.331), Pakistani (13.328), Polonia (11.761), Rumania (11.036), Koreja e Jugut (10.738), Bjellorusia (10.463), Emiratet e Bashkuara Arabe (10.349) dhe Katari (10.287)”.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 207.094 njerëzve deri më tani, ndërsa 882.552 njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin shërimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz