Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në mesnatë, ankuesi nga Drenasi ka raportuar se në lokalin e tyre kishte shpërthyer një zjarr, transmeton drenicapress.info
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e Keds-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmi i shkaktuar sipas ankuesit është mjaft i lartë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet. /Drenica Press/