BallinaLajme2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

2 viktima dhe 41 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindroma Daun, janë viktima të reja të Covid- 19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. TV Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup – 17, nga 8 persona pozitiv me koronë ka në Kumanovë dhe Prilep, katër në Tetovë, dy në Veles dhe një në Strugë dhe Manastir. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.367.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz