BallinaLajmeRrugët e Skënderajt mbushen me vetura të protestuesve për shkak të deklaratave...

Rrugët e Skënderajt mbushen me vetura të protestuesve për shkak të deklaratave të Gashit

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur protestë kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.

Banorët e Skënderajt kanë zgjedhur që të dalin në rrugët e qytetit me veturat e tyrë dhe të protestojnë ndaj deklaratave të ish këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – Shkëlzen Gashit.

PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së.

“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

Gashi dje në Frontal të T7 ka thënë se UCK’ja bëri krime lufte ndaj 1000 civilëve serbë. Deklaratë kjo që shkaktoi shumë reagime.

Ndërsa sot shefi i tij, Albin Kurti, e liroi nga detyra duke thënë se edhe ky vet nuk pajtohet me disa deklarata të tij. Megjithatë Kurti nuk e potencoi se nuk pajtohet në deklaratat e Gashit të cilat i bëri dje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz