Ehat Miftaraj drejtor në IKD ka komentuar vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në lidhje me shkarkimin e sotëm, duke thënë se atë që nuk patën guxim ta bënin që 10 vite ministrat e tjerë e bëri Sveçla për 30 ditë.
“Atë që nuk ka pas guxim dhe vullnet me ba asnjë ministër që dhjetë vite, për as 30 ditë si ministër e bëri Ministri Sveçla”.
Miftaraj e ka quajtur Sveçlen ministrii më simpatikë, pasi arriti përmes një vendimi arriti t’i luftojë krimin e organizuar, korrupsionin në IPK e Policinë e Kosovës
“Ministri më simpatik në këtë qeveri pa dyshim se është Xhelal Sveçla. (Më fal Arben Vitia, kalon në vendin e dytë)”.
“Me vetëm një vendim i njëjti në mënyrën më efektive e ka luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar, korrupsionin, pandëshkueshmërinë në IPK dhe Policinë e Kosovës”.