back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAlbright: Kina është përgjegjëse për reagimin e ngadaltë ndaj pandemisë COVID-19

Albright: Kina është përgjegjëse për reagimin e ngadaltë ndaj pandemisë COVID-19

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright tha për “The Daily Bring” të martën se qeveria kineze mban përgjegjësi për reagimin e ngadaltë të hershëm ndaj pandemisë së coronavirus në të gjithë botën.

Albright thekson se SHBA-ja duhet të marrë një qasje të matur ndaj Pekinit dhe të vazhdojë të merren me udhëheqjen e vendit në një frymë bashkëpunimi të ndërsjellë për çështje të tjera.

“Para së gjithash, unë mendoj se Kina me të vërtetë mban përgjegjësi për shumë probleme në fillim – duke mos zbuluar ndonjë informacion, mungesë transparence – dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merremi”, i tha Albright gazetares Dana Perino, për Fox News, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se me të vërtetë dëmtoi tërë situatën edhe fakti që ata tentuan të na fajësojnë për disa gjëra”, theksoi ajo.

Sidoqoftë, ajo përsëriti gjithashtu se Pekini nuk mund të “shmang përgjegjësinë” për të metat e tyre, përfshirë mungesën e transparencës.

“Unë mendoj se ne tani duhet të kuptojmë se si të zgjidhim disa nga problemet aktuale që ne kemi në drejtim të çështjeve të zinxhirit të furnizimit me Kinën dhe të merremi me këtë globalisht”, përsëriti Albright.

Të Fundit

Sport

ShowBiz