back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeNga shtesat, rroga do tu jepen edhe hoxhallarëve

Nga shtesat, rroga do tu jepen edhe hoxhallarëve

Të ngjajshme

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit...

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: Lutjet tona janë me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur...

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se si do të shpërblehen disa kategori që kanë qenë të ekspozuara nga rreziku i infektimit.

Bislimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kompensimi i të punësuarve do të bëhet në bazë të dëmit të pësuar e jo nga kategoritë e bizneseve.

Duke marrë shembullin e gastronomeve, ai ka thënë se në atë sektorë janë 13, 500 të punësuar që përbëjnë rreth 6% të fuqisë punëtore të sektorit privat.

“Si numër duken shumë por sektori i gastronomisë përbën vetëm 1.5 % të GDP-së”.

Bislimi ka thënë se pagesë shtesë do të marrin sektorët që qeveria u ka kërkuar të dalin në detyrë duke u përballur me rrezikun.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve ka marrë shembull edhe kompensimin e furrtarëve.

“ATK do të kontaktojë pronarin e furrës dhe nga ai do të kërkojë listën e punëtorëve që i janë ekspozuar rrezikut, pra ata që kanë pasur punë me klientë e jo të gjithë”.

Bislimi ka thënë se do të kompensohen edhe pagat e hoxhallarëve pasi sipas tij një pjesë e tyre pagat i kanë marrë nga donacionet gjatë faljes ditën e premte.

“Ne i kemi ndaluar edhe ato aktivitete. Ne u qëndrojmë mbrapa në paga”, tha mes tjerash Besnik Bislimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz