back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme5 pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë infektuar me koronavirus

5 pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë infektuar me koronavirus

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Deri tani, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rezultuar me koronavirus.

Këtë e ka bëtë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Fatkeqësisht deri më tani i kemi i kemi pesë kolegë tanë të cilët janë prekur kanë rezultuar pozitiv dhe janë duke u trajtuar nga institucionet tona shëndetësore”, tha Qalaj.

Ndërsa disa të tjerë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontaktit që kanë pasur drejtpërdrejt me persona të prekur me Covid-19.

Duke theksuar se karantinimi i qyteteve kërkon angazhim shtesë të Policisë së Kosovës, meqë bëhet mbyllja pothuajse hermetike e të gjitha rrugëve, Qalaj shton se zyrtarët policor janë të përgatitur edhe fizikisht.

“Angazhim shtesë është, meqenëse tani duhet kontrolluar çdo person, çdo veturë nëpër akset kryesore rrugore qëndrimi mjaft i gjatë në këmbë i zyrtarëve policor, prapë po e them janë mjaft të përgatitur fizikisht, mirëpo kërkon një sakrificë mjaft të madhe. Ne e kemi të shpërndarë personelin në të gjitha komunat e vendit dhe rajonet policore, dhe mendoj se do t’ia dalim të menaxhojmë çfarëdo situate” tha ai.

Megjithatë, bën të ditur se janë liruar nga angazhimi pjesëtarë që kanë sëmundje serioze dhe gra shtatzëna.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz